×
  • Lajme
  • Lajme

    Së shpejti s’ka më ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri, kjo është forma se si do bëhet verifikimi i automjeteve

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 11:44

    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë po nënshkruajnë sot marrëveshjet e dakorduara.

    Njëra nga to është edhe kalimi i kufirit pa ndalesa dhe kontrolle fizike.

    Nga qeveria e Shqipërisë bënë të ditur se nga viti i ardhshëm kontrollet do të bëhen vetëm përmes kamerave.

    Pra, kamerat e vendosura në pikat kufitare do të pikasin targat e çdo automjeti që kalon nga një shtet në tjetrin.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u bëri thirrje institucioneve të sigurisë që të kujdesen për implementimin e kësaj marrëveshjeje.

    “Do të mundësohet kalimi i kufirit pa ndalesë. Iu takon agjencive të sigurisë që të ndjekin çdo rast problematik bazuar në kamerat. Është një histori shumë e vjetër dhe shumë e lodhshme për njerëzit sepse e kanë kërkuar qysh moti. Mbetet pra vetëm që të realizohet”, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!