×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca e ardhshme statusore ndaj Thaçit e të tjerëve në mes të dhjetorit

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 14:45

    Ka përfunduar seanca gjyqësorë në kuadër të Dhomave të Specializuara ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.


    Mesi i dhjetorit është caktuar si kohë për seancën e ardhshme statusore në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kjo ishte paraqitja e dytë e katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së para gjyqësisë në Hagë.

    Në këtë seancë u diskutuan çështjet procedural, si ajo e paraburgimit dhe masat e tjera të sigurisë.

    Pala mbrojtëse në disa raste paraqiti mos-pajtimet që kanë të bëjnë me materialet e prokurorisë si dhe kërkuan lirimin me kusht e klientëve të tyre. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!