Seanca e radhës mbi ecurinë e çështjes së krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të mbahet më 29 tetor të këtij viti duke filluar nga ora 14:30.
Kjo u bë e ditur nga vet Gjyqtari i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillo.
Ndërkohë, në seancën e sotme, mbrojtja e të akuzuarve ka hedhur akuza ndaj prokurorisë dhe gjykatës duke u thënë se ish krerët e UÇK-së janë duke u mbajtur në paraburgim pa pasur njohur të saktë mbi çështjen e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.