×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca konstituive e Kuvendit të ri, më 26 dhjetor në ora 15:00

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 12:01

    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë ka ka bërë të ditur se mbledhja konstituive e Kuvendit që mbahet me 26 dhjetor, do të fillojë në ora 15:00.


    “Me datën 26 në ora 15:00 do të kemi seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës, ishte mbledhje procedurale, janë përcaktuar kornizat e mbajtjes së mbledhjes, besoj se shumë shpejtë me datën 26 do të kemi një legjislaturë të re përkatësisht një epokë të re të politikës në Kosovë me pozitë dhe opozitë, PDK do të jetë opozitë, shpresojmë që shumë shpejtë do të kemi konstituimin edhe të organeve tjera që kanë shumë rëndësi”, thotë ai.

    Veseli ka deklaruar edhe një herë se PDK është e vedosur të qëndrojë në opozitë prej ku do të japë kontributin e saj.

    “PDK do të jetë në opozitë, do të jemi konsistente në qëndrimet në mbrojtën e të drejtave të qytetarëve”, ka thënë Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!