Në kohën kur dhe ka nisur seanca dëgjimore ndaj gjashtë të arrestuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, Policia ka shoqëruar për në stacion dy persona që po qëndronin para Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli tha për Gazetën Online Reporteri.net se dy personat nuk kishin dokumente identifikuese me vete.
“Dy persona i kanë shoqëruar për verifikim se s’kanë pasë dokumente me vete”, tha Veseli për Reporteri.net.
Prokuroria në Ferizaj tashmë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre, ndërsa nën masën e paraburgimit është i dyshuari kryesor, 18-vjeçari R.Bela.
/Reporteri.net/