×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Kuvend

    Seanca për Presidentin, ende asnjë deputet në sallë

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 10:26

    Edhe pse kanë kaluar gati 30 minuta nga ora 10:00, kur ishte paraparë të niste vazhdimi i seancës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, në sallën e Kuvendit nuk ndodhet ende asnjë deputet.

    PDK dhe LDK kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ata kanë akuzuar partinë në pushtet për “puç kushtetues”.

    Seanca për zgjedhjen e Presidentit  do të jetë vazhdim i asaj të së hënës, që u ndërpre mbrëmë.

    Për këtë pozitë janë propozuar Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Para se kryekuvendarja, Albulena Haxhiu ta ndërprente seancën, mbrëmë u mbajt një votim që nga u cilësua si jokushtetues me vetëm 64 deputetë në sallë. 63 vota ishin për kandidaten Feride Rushiti, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!