×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Seanca për Presidentin

    Seanca për Presidentin, Ramush Haradinaj paralajmëron protesta: Do t’i mbulojë turpi për tërë jetën

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 10:17

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është suprimuar me zhvillimet e mbrëmshme rreth çështjes së presidentit.

    Haradinaj para seancës për presidentin, ka thënë se të gjithë ata që bëhen pjesë e kësaj shkelje kushtetuese, “do t”i mbulojë turpi për tërë jetën”, siç tha ai, përfshirë edhe dy kandidatet për presidente.

    “Po suprimohet Kushtetuta e Kosovës, të gjithë ata që bëhen pjesë, përfshirë edhe zonjat në fjalë kandidatet për presidente do t’i mbulon turpi tërë jetën, pavarësisht çka kanë bërë deri më tani, nëse bëhen pjesë e shkeljes së Kushtetutës do t’i mbulon turpi për tërë jetën”, tha Haradinaj para mediave.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka paralajmëruar edhe protesta për të kundërshtuar ato që i ka cilësuar shkelje të rënda kushtetuese.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!