Kuvendi i Serbisë më 27 maj do të mbajë seancë të posaçme për Kosovën, shkruan Reporteri.net.
Kështu ka deklaruar sot në një konferencë për media kryetarja e parlamentit serb, Maja Gojkoviq.
Gojkoviq ka thënë se në seancë do të ftohen edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq. Aty po ashtu do të jetë i pranishëm edhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ky veprim vjen pasi që dje në Kuvendin e Kosovës u miratua Rezoluta për gjenocidin serb të kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Gjatë ditës për këtë Rezolutë reaguan edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.