Udhëheqësi i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civil, Ali Sefaj, ka reaguar i revoltuar pas lajmit për dalje të pagave me rritje në sektorin publik, duke pretenduar se mësimdhënësve nuk u janë ekzekutuar pagat në atë vlerë siç u premtua.
Ai tha se derisa Ministria e Financave premtoi rritje deri 175 euro, rritja aktuale e pagës në arsim është 80 euro, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Njejtë i kanë mashtruar të gjitha sektoret, perjashto oborrtaret qeveritar: ministra, zv ministra, deputet, kryetar komunash, keshilltar, drejtor në komuna dhe asamblistë. Mbasi na e keni sjellë njohjen nga Serbia edhe rrenat po ua bejmë hallall!”, shkroi ndër të tjera në reagimin e tij. /Reporteri.net/.
Ekzekutohen pagat sipas Ligjit të ri, reagojnë Ministria e Financave dhe ajo e Punëve të Brendshme
Postimi i plotë:
Ministria e Financave ose nuk ka ditë mi llogaritë pagat ose i ka rrejtë me qëllim mësimdhënësit.
Rritja në arsim është rreth 80 euro, ndërsa nga Ministria e Financave mashtronin qe rritja është 150, 167 dhe 175 euro.
Njejtë i kanë mashtruar të gjitha sektoret, perjashto oborrtaret qeveritar: ministra, zv ministra, deputet, kryetar komunash, keshilltar, drejtor në komuna dhe asamblistë.
Mbasi na e keni sjellë njohjen nga Serbia edhe rrenat po ua bejmë hallall!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.