×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu: Haradinaj bëri veprim të mirë që dha dorëheqje pasi e ftoi Specialja

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 17:50

    Ish presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, ka lavdëruar dorëheqjen që bëri Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit pasi u ftua si i dyshuar nga Gjykata Speciale.


    Ai ka thënë se do të dëshironte që Haradinaj ta dëshmojë pafajësinë e tij.

    “Ka bërë një veprim të mirë që ka heq dorë nga cilësia e kryeminsitrit. Dëshiron atje të shkojë si qytetar, pasi nuk ka dashur Kosovën ta vëjë në një pozitë të vështirë”, ka deklaruar Sejdiu në RTK, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej ka thënë dëshiron të besoj në qasjen korrekte të Gjykatës ndërkombëtare ndaj të gjithë njerëzve që ka ftuar.

    Sejdiu më tej ka pohuar se një gjykatë e tillë është bërë në një kohë kur nuk është studiuar sa duhet, sepse sipas tij Kosova ka mundur vet të veproj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!