×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu: Ka nevojë për ndryshime në lidershipin e LDK-së

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 22:07

    Fatmir Sejdiu hapur ka thënë se LDK-ja nuk duhet edhe një mandat tjetër katër vjeçar në krye të LDK-së.


    Ai ka thënë se kjo parti duhet të provojë një shancë e re, që të shtyhet një rrugëtim i ri.

    “Është koha për ndryshime, s’do të ndalem pse s’duhet. LDK-ja duhet ta provojë një shancë të re dhe ta zgjedh kandidatin që mendon se është më i miri. Ka nevojë apsolutisht, duhet të ketë një ndryshim esencial që do të shtyjë LDK-në në një rrugëtim të ri”, ka thënë Sejdiu në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    Sejdiu e ka pranuar se nuk ka komunikim me Isa Mustafën, duke thënë se kur ky i fundit ka pasur problem me shëndetin e ka vizituar në shtëpi dhe i ka shprehur gatishmërinë që të bisedojnë për gjendjen e partisë, por se nuk ka marrë më pas përgjigje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!