Ish presidenti dhe ish-kreu i LDK-së, Fatmir Sejdiu nuk ka treguar saktësisht nëse do ta shpallë kandidaturën për kryetar të LDK-së.
Ai ka thënë se do t’i analizon gjitha gjërat deri në mbajtjen e Kuvendit të partisë që shtë caktuar më datë 3 gusht.
“Të shofim, ato (kandidaturat) shpallen në Kuvend. Do t’i analizoj të gjitha rrjedhat deri në Kuvend. Kam shpreh gatishmërinë time, unë mund të japë shumë dhe shumë për LDK-në”, ka deklaruar Sejdiu në RTK, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se ka mbështetje të madhe brenda partisë.
“Kam një mbështetje shumë të mirë dhe shumë korrekte. Ka edhe mbështetje edhe të degëve të mëdha”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se disa nga emrat e përfolur për të garuar për kryetar të LDK-së janë: Isa Mustafa (kreu aktual), Lutfi Haziri (nënkryetar), Agim Veliu (nënkryetar), Fatmir Sejdiu (ish-kryetar) dhe Vjosa Osmani (deputete). /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.