×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu uron Pavarësinë, thërret për urti shtetërore në arenën ndërkombëtare

    Reporteri
    17 Shkurt 2025 | 10:27
    Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu

    Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka uruar vendin në shtatëmbëdhjetë vjetorin e pavarësimit teksa ka bërë thirrje edhe për kujdes në arenën ndërkombëtare.

    Sejdiu i cili ishte president në kohën e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, tha  se Kosova është një përmbushje e ambicieve, e dashurisë apo vullnetit për të mbërrite për t’u demonstruar si shtet i lirë.

    Ai në RTK ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

    “Në dialog të reflektojë interesi i cili kapërcen kufijtë partiak. Nëse një elitë politike kornizohet me kufijtë partiak, është e rrezikshme nëse lihet pjesa tjetër anash, jo për vota por për çështje zhvillimi”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!