Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në podcastin “The Rest is Politics” që udhëhiqet nga Rory Stewart dhe Alastair Campbell, është pyetur për raportet e tij me aleatët, si dhe një deklaratë të tij të një viti më parë ku e quan Blinken “naiv”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në përgjigjen e kësaj pyetje, kryeministri Kurti ka thënë se gjatë karrierës së tij ndonjëherë e ka tepruar.
“Krej aktivizmi im politik është shënuar me idealizëm në një nivel, dhe në nivelin tjetër nga konsistenca dhe insistimi aq sa kam mundur të bëjë, sipas aftësisë dhe dijeve të mia. Shprehja e këtyre nganjëherë ka qenë e tepruar, nganjëherë insistimin tim e kam ekzagjeruar…”, ka thënë Kurti.
Kurti në “The Guardian” për deklaratën e Blinkenit: E padrejtë, e gabuar dhe shumë naive
Rreth asaj se ku e ka ekzagjëruar, kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se në veprimet e insistuara, por që e kaluara nuk mund të ndryshohet, por vetëm mund të merret mësime prej saj.
Tutje ai ka bërë të ditur se mban dhe një ditar.
“Pra fjalët që i përdorni, veprimet në të cilat insistoni. Sidoqoftë, nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, mund të marrim mësime. Ndoshta një nga defektet e mia në aktivzimin politik ka qenë se kam mbajtur një ditar të mendimeve të mia e jo përvojës. Dhe po ta mbaja ditarin e përvojës, ndoshta do të mund të bëja më shumë dhe më mirë për të tjerët dhe për ta përmirësuar veten.
“Po, shkruaj në fletore. Dhe një mik imi bën shaka se kjo është gje e mirë edhe për siguri kibernetike…”, shton tutje kryeministri Kurti.
I pyetur se a do ta mbështesë Joe Bidenin në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti, Kurti thotë se kjo nënkuptohet.
“Kjo nënkuptohet pa e thënë sepse jam social demokrat”, u shpreh Kurti.
Kurti, përmes një video-mesazhi në vitin 2020 kishte ftuar shqiptarët në SHBA, ta votojnë kandidatin për president të SHBA-së, Joe Biden, duke thënë se Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan.
Animi i Kurtit për Bidenin, ishte konsideruar si ndërhyrje në punët e brendshme të SHBA-së.