Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë.
Stoltenberg deklaroi se autoritetet kosovare duhet të respektojnë marrëveshjen që FSK të mos hyjë në pjesën veriore pa marrëveshje me KFOR-in, transmeton Telegrafi.
“Kjo është diskutuar dhe e mirëpres që autoritet e Kosovës vazhdojnë të mbështetësin marrëveshjen e vitit 2018, që FSK të mos kalojë në pjesën veriore pa marrëveshjen e KFOR-it..Kjo reflekton sensitiviten e situatës dhe është mënyra më e mirë për të gjetur një balancë. Ne vazhdojmë të mbështesim zgjidhjen e një marrëveshje politike, në kuadër të dialogut Prishtinë –Beograd”, tha ai,
Gjatë konferencës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s pohoi se marrëveshja që FSK të mos hyjë në veri, është ende valide.
“Ne kemi nënshkruar marrëveshjen me autoritetet e Kosovës dhe kjo marrëveshje pë të gjitha vendet, nënshkruhet me personat që janë në pozicionet e tyre, dhe është ende valide. Dhe është përgjegjësi të zbatohet një marrëveshje që nënshkruhet”, theksoi tutje ai.
Në konferencë, Stoltenberg pohoi se NATO do të vazhdojë të punojnë me FSK-në me mandatin saj të origjinal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.