×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari i NATO-s pas takimit me Kurtin: Vetëm me dialog mund të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme politike

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 11:07

    Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur pas takimit që ka pasur sot me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel, duke thënë se Aleanca Veriatlantike përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit e që sipas tij është e vetmja rrugë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike.


    Stoltenberg ka shkruar në Twitter se me Kurtin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

    “Mirëprita Albin Kurtin, për të diskutuar zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. NATO mbështet përpjekjet për të riaktivizuar bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar Stoltenberg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!