Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Faton Klinaku, është përplasur në studio televizve gjatë emisionit të drejtpërdrejtë me gazetarin Vehbi Kajtazi.
E kjo për shkak se sipas Klinakut, Kajtazi e kishte quajtur “argat të Serbisë”. E menjëherë pas kësaj, Klinaku i është çuar në këmbë Vehbi Kajtazit duke i thënë “Mos fol të thash”.
“Mos fol të thash. Mos fol të thash…”, i ka thënë Klinaku Kajtazit.
E ky i fundit i thotë “Mshele gojën” Klinakut.
“Argat i Serbisë nuk guxon me më thanë. Mos fol po të thom edhe njëherë. Argat i Serbisë nuk guxon me më thanë. Mos fol po të them”, i është drejtuar Klinaku Kajtazit, edhe pse ky i fundit në fakt nuk po fliste më.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.