Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin mbrëmë ka arritur për një vizitë zyrtare dyditore në Prishtinë.
Ai në aeroportin e Prishtinës është pritur nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Anton Berisha, shkruan Reporteri.net.
Berisha i cili ka njoftuar për arritjen e kardinalit Parolin në Prishtinë ka thënë se ka falënderuar Kardinalin për gjithë kontributin historik dhe ndihmën që Vatikani ka dhënë për popullin e Kosovës.
Berisha ndër të tjera ka thënë se shpreson që kjo vizitë dyditore do të thellojë edhe më shumë raportet mes Kosovës e shtetit të Vatikanit.
“Mbrëmë, në aeroportin e Prishtinës, së bashku me ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergji, kam pritur Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
Duke i shprehur mirëseardhjen, e kam falënderuar kardinalin Parolin për gjithë kontributin historik dhe ndihmën qe Vatikani ka bërë për popullin e Kosovës, duke shpresuar që kjo vizitë dyditore do të thellojë edhe më shumë raportet tona”, ka shkruar Berisha. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.