Sekretarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili sulmoi sot mediat për raportimet e tyre.
Teutë Rrusta thotë se Liburn Aliu është ushtari më i mirë i agjitacionit e propagandës, por asgjë më tepër se kaq.
Ajo ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje është është konspiracioniste edhe nëse shpjegimi për kundërshtarët e saj është i saktë.
Për më tepër, kjo formë e ushtrimit të politikës nuk i njeh antagonizmat dhe zhvillimet e dinamikave të ndryshme, sepse ka rregullin e saj të kufizuar në funksion të vetëruajtjes.
Reagimi i plotë:
Liburn Aliu është ushtari më i mirë i agjitacionit e propagandës, por asgjë më tepër se kaq.Shpjegimi konspiracionist për veprimet e kundërshtarëve politik nuk e flet me patjetër të vërteten për kundërshtarin tend, por për ty. Në kontekstion e Kosovës, Vv është konspiracioniste edhe nëse shpjegimi për kundërshtarët e saj është i saktë. Për më tepër, kjo formë e ushtrimit të politikës nuk i njeh antagonizmat dhe zhvillimet e dinamikave të ndryshme, sepse ka rregullin e saj të kufizuar në funksion të vetëruajtjes.
Kjo gjuhë nuk ka aftësinë të shpjegojë përplasjen dialektike në mes të shtresave shoqërore dhe grupeve politike. Kjo është pikërisht gjuha e Vv e cila e ka pamundësi inherente më pranu shpjegime tjera përveç asaj që ajo e pretendon – mbi botën, shoqërinë, lirinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.