×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen 16 kartela grafike dhe 3 aparate që prodhojnë kriptovaluta në Fushë-Kosovë

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 22:25

    Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe 16 kartela grafike dhe 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave, shkruan Reporteri.net.

    Siç njofton Policia, aksioni është zhvilluar në rrugën “Fahri Fazliu” në Fushë Kosovë ku janë gjetur dhe sekuestruar këto pajisje.

    “Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Sekuestrohen 16 kartela grafike dhe 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave

    Me datë 13.01.2022, njësitet policore të Fushë Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në rrugën “Fahri Fazliu” në Fushë Kosovë, kanë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 16 kartela grafike.

    Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!