Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në valixhen e një personi janë gjetur 50 fishekë.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku ka bërë me dije se nga i dyshuari është sekuestruar municioni.
“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek. Nga i dyshuari është sekuestruar municioni dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.