×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen 66 pula dhe disa kafshë në Poduejvë, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia

    Reporteri
    13 Mars 2025 | 9:42

    Njësitë policore të Kosovës kanë ndaluar një karrocë tërheqëse të ngarkuar me kafshë dhe produkte të dyshuara si mallra kontrabandë në fshatin Dumnicë, në komunën e Podujevës.

    Sipas raportit të policisë karrocën e ngiste një mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte ngarkuar mallrat në brendi të Serbisë.

    Pas kontrollit u pa se në karrocë ishin ngarkuar dy desh, një dhi, një qengj dhe gjithsej 6 paleta pula, që përbënin rreth 66 kokë pula.

    Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori, ndërsa malli i sekuestruar është marrë nga Dogana e Kosovës dhe është dërguar në terminalin doganor procedura të mëtejme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!