Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë, gjatë kontrolleve në dy vetura dhe dy lokacione të ndryshme, saktësisht në rrugën “Xheladin Hana” dhe në rrugën “Selman Kadriu” në Prishtinë, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri: një revole CZ me tre fishekë dhe një revole Sig Sauer me 13 fishekë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se të dyshuarit janë shoqëruar në polici.
“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës“, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.