×
  • Lajme
  • Lajme / Prokuroria Themelore

    Sekuestrohen rreth 5 mijë euro, arrestohet personi i dyshuar për “falsifikim të parasë”

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 19:34

    Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njofton se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore ku dhe është arrestuar i dyshuari L.A., për veprën penale “Flasifikimi i Parasë” në bazë të nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    “Gjatë realizimit të kontrollit janë sekuestruar një shumë parash të cilat ndërlidhen me veprën penale.

    – 123 fletë formati A4 ku janë të fotokopjuara kartëmonedha prej 10 € dhe 20 €;

    – 12 fletë A4 të prera pasi janë prerë kartëmonedhat;

    – 1 telefon iPhone;

    – 2 x 100€ = 200 €

    – 108 x 20€ = 2,160 €

    – 40 x 10€ = 400 €

    – 23 x 50€ = 1,150 €

    – 4 x 100€ = 400 €

    – 5 x 50€ = 250 €

    – 5 x 20€ = 100 €

    – 7 x 10€ = 70 €

    – 11 x 5€ = 55 €

    Në total shuma e parave të sekuestruara është 4,796.40 €uro”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, thuhet tutje në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!