×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohet një pushkë në Prizren, i dyshuari e mbante varur në mur

    Reporteri
    07 Mars 2023 | 10:17

    Ditën e djeshme, në një shtëpi në Prizren, Policia e Kosovës, kanë sekuestruar një pushkë e cila ka qenë e varur në mur.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kryerjes së procedurave lidhur me një ankesë nga një qytetar lidhur me mosmarrëveshje me fqinjin e tij , në shtëpinë e të dyshuarit kanë vërejtur të varur në mur një armë zjarri-pushkë.

    “I dyshimti deklaroi se arma është kujtim nga lufta e fundit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, në vendin e ngjarjes ka dal sektori i hetimeve i stacionit Policor të Prizrenit, të cilët e kanë sekuestruar armën-pushkë automatike, një karikator dhe 20 fishekë të cilat ishin pa leje.

    Kundër të dyshuarit është filluar hetimi për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës”.

    Në konsultim me prokurorin e Krimeve të Rënda rasti po hetohet në procedurë te rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!