×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohet rreth 150 kilogramë mjaltë në Gjakovë, dyshohet se u fut në të zezën, arrestohet një person

    Reporteri
    18 Dhjetor 2024 | 15:46

    Inspektorati i Tregut ne Gjakovë së bashku me Policinë e Kosovës, Departamenti i Krimeve Ekonomike, gjatë një inspektimi kanë hasur në produkte “mjaltë” pa dokumentacion dhe etiketa përkatëse.

    Siç mëson Gazeta Online Reporteri.net, bëhet fjalë për sasi rreth 150 kilogramë mjaltë, e cila është konfiskuar e më pas sekuestruar, për të vazhduar më tej me procedurat e tjera.

    Gjithashtu, lidhur me këtë rast, Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se një person është arrestuar, dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!