×
  • Lajme
  • Lajme

    Selim Selimi e pranon në Kuvend se e shkarkoi Enis Qerkën në marrëveshje me të

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 14:02

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është pyetur në Kuvend nëse e ka shkarkuar këshilltarin e tij të jashtëm, Enis Qerka, apo nëse ky i fundit ia ka kërkuar vetë lirimin nga detyra.


    Selimi ka pranuar se lirimi nga detyra i Qerkës është bërë me marrëveshje, ashtu siç kishte deklaruar tani ish-këshilltari i tij para dy ditësh.

    “Lirimi nga detyra është bërë me marrëveshje. E kam liru nga detyra pas raportimit. Në kohën kur është emëru këshilltari, nuk ka pasë as nuk ka aktvendim për hetime apo aktakuzë; nuk ka pasë as nuk ka aktvendim apo aktakuzë”, ka thënë Selimi.

    Ai ka thënë se raportimi i medias për këtë çështje e ka përmirësuar Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa ka kërkuar që ai si ministër të mos akuzohet për këtë.

    “Mos të ngarkohet ministri nëse nuk ka aktvendim për hetime ose aktakuzë… Unë e kam marrë përgjegjësinë para publikut dhe e kam marrë një vendim”, ka thënë Selimi.

    Enis Qerka u bë i njohur në opinion kur u arrestua në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!