Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së Selim Selimi ka kritikuar çasjen e Abdixhikut dhe dështimin e tij që të bëj bashkë opozitën.
Duke komentuar pjesëmarrjen e subjekteve të pacertifikuara, Selimi tha se përbërja e kësaj tavoline sot (takimi te Presidentja) tregon frikën e kyrministrit Kurti, për të pas 2 vota më shumë. Nitaj ishte konstruktiv në takim dhe opozita ishte e bashkuar sa i përket mosshtyerjes së zgjedhjeve dhe shkurtimit të fushatës.
Selimi në Politiko të Kanal 10 tha se dashuria dhe urrejtja e cila është promovuar mes Osmanit dhe Abdixhikut i shkon për shtati vetëm Kurtit.
Ai kritikoi Abdixhikun për rolin e tij në zgjedhjen e Presidentes dhe shtoi se Kurti është kryetar edhe i LDK-së, për faj të kryetarit të kësaj të fundit.
Selimi tha që u tentua që Presidentja të paraqitej si neutrale edhe pse ata janë të njëanshëm. Ai kritikoi se NISMA dhe AKR nuk u ftuan, por u ftuan partitë që nuk ekzistojnë juridikisht.
Abdixhiku humbi shansën për ta unifikuar të djathtën kosovare, me pjesëmarrjen e tij në zgjedhjen e qeverisë dhe presidentes – tha mes tjerash Selim Selimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.