Shefi i deputetëve të LVV-së, Rexhep Selimi ka folur sot para mediave për takimin që ka pasur në Shqipëri me Xhavit Halitin e PDK-së, dhe ambasadorin Nait Hasani.
Ai thotë se me Halitin dhe Hasanin takohet dhe në Prishtinë.
“Me z.Haliti dhe me z.Hasani unë takohem dhe jam takuar edhe në Prishtinë, po ashtu edhe kudo që do t’i takoja. Ka qenë një takim spontan në Durrës pasi që ka ndodhur e kam pa që është publikuar, ndonëse ka pasur fotografi edhe nga qytetarët. Për t’i dhënë karakter e pash që është zgjedhur fotografia më e fshehtë”, thotë Selimi, teksa, shton se ky takim nuk do të duhej të ishte as lajm.
“Ai takim as nuk do të duhej të ishte lajm, e do të ndodhë prap. Unë nuk jam armik me z.Hasani e z.Haliti, ndonëse jemi në subjekte të ndryshme jam takuar edhe në Prishtinë dhe Durrës. Mund të ju konfirmoj që kafet i kanë paguar ata”, shton ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.