Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Petrit Selimi i cili përcjell dhe komenton rregullisht zhvillimet politike që ndërlidhen kryesisht ne politikën e jashtme dhe dialogun ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë vetëm disa javë afat për arritjen e një marrëveshje.
Sipas tij, ka nga të atillë që mendojnë se i gjithë viti është në dispozicion për marrëveshje, por që një gjë e tillë s’është e vërtetë.
Kur e thotë këtë, Selimi përmend faktin se kriza e radhës është në prag, e që sipas tij janë zgjedhjet lokale në veri të vendit.
“Burimet e mia thonë që dy shtetet Kosova dhe Serbia kanë disa javë për t’u pajtuar dhe për të nënshkruar”, ka shkruar Selimi.
For folks who may expect we have a full year to reach an agreement based on ?? ?? ?? ?? proposal, well… we don’t. The next crisis is just behind the corner, namely organization of local elections in north. My sources say two countries Kosovo & Serbia have weeks to agree & sign.
— Petrit Selimi (@Petrit) February 21, 2023