Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar për helmimet në Deçan. Anëtari i AAK-së ka krtikuar Kryeministrin Albin Kurti duke thënë se rasti i Deçanit po politizohet.
Ai ka shkruar se përderisa Deçani është në emergjencë të tujit, Kryeministri krihet në Egje.
“Deçani në emergjencë të ujit, Kryeministri krihet në Egje. Bukë, kripë dhe ujë- Kryeministër. Tash mundeni me sha ju aparatçikë te fermës virtuale të komenteve. Turp që Deçani politizohet! Turp!“, ka shkruar Selimi në Twitter.
Deçani në emergjencë të ujit, Kryeministri krihet në Egje. Bukë, kripë dhe ujë- Kryeministër. Tash mundeni me sha ju aparatçikë te fermës virtuale të komenteve. Turp që Deçani politizohet! Turp!
— Selim Selimi (@selim_selimi) July 13, 2021
Kujtojmë që komuna e Deçanit ka shpallur gjendje emergjente pasi vikendin që kaloi u helmuan afër 1000 veta nga uji.