×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi mirëpret reflektimin e KPK-së

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 16:10

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reflektuar si pasojë e reagimit të amerikanëve rreth procesit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit dhe kryeprokurorëve.


    Selimi e ka quajtur si lajm të mirë reagimin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe thotë se vetëm të bashkuar mund të bëhen ndryshime në ligjin i cili e rregullon procesin e përzgjedhjes së prokurorëve.

    “Lajm i mirë reflektimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, me të cilët synojmë që së bashku ta përmbyllim procesin e Rishikimit Funksional.

    Vetëm duke bashkuar fuqitë mund të ndryshojmë ligjin, i cili do të rregullojë përzgjedhjen e prokurorëve në mënyrë transparente, objektive dhe me meritokraci. Vetëm në këtë mënyrë mund të përmirësohemi dhe nuk duhet që të humbim besimin në sistetmin tonë prokurorial”, ka thënë Selimi.

    “Organi i akuzës mbetet gardian i shtetit të së drejtës. Bashkë do të forcohemi për prokurorë të pavarur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka përfunduar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!