×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Selimi në Uashington kërkon që gjyqtarët e prokurorët amerikan të vijnë në Kosovë

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 10:40

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi po qëndron në SHBA për takimin e 4 shtatorit në Uashington, konkretisht në Shtëpinë e Bardhë.


    Por dy ditë para takimit, Selimi ka nisur takimet me përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë.

    Të mërkurën u takua me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë̈ së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga i cili ka kërkuar që gjyqtarët amerikanë të vijnë në Kosovë dhe të ndajnë përvojën me gjyqtarët kosovarë.

    Postimi i Selimit:

    Për fuqizimin e sistemit të drejtësisë mbetet e pazëvendësueshme përkrahja e miqve amerikan. Në Washington, me ministren Haradinaj-Stublla patëm një bashkëbisedim të frytshëm me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin e falënderova për tërë vullnetin dhe investimin amerikan për konsolidimin e drejtësisë në Kosovë, që ka rezultuar të jetë shumë i suksesshëm.

    Në rrjedhë të takimit, e informova z. Swartz për ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë dhe diskutuam për mundësinë̈ e zgjerimit të bashkëpunimit, veçanërisht për ngritjen e kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë në Kosovë, që mund të implementohet duke sjelle përvojën direkte të gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë tek ata kosovarë.

    Kosova është e bekuar që ka përkrah ShBA-në dhe miqësinë me të do ta kultivojë si vlerën më të çmuar të saj.

    https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/162371805497272?__xts__%5B0%5D=68.ARAlPmb0qr-Ge3Vxmubo_FH5V4fvGEKACL83fVedq_cwdbQH9w_ftuCnmvOhIDc8yEmqfMIQo_CUv85MAHcNTUAIZkIHxuhBcsxv-I8Ri3gnFTgPKEzHezwNQTUNjV5QVaYVhio0jcnnnb_wHuoHAW0pCwRqTcNo3_Z09vU2wNX7SxGmwqwbKEz2OVMpH6xXiTS2cUcuz8T-RwTpiwGrGatrEp7cYq1-iRbT9k8aDPFRIgXbxE5iCqqROiTOYUsDfG1NEnWXBAsSLCJ13n40JXT1YsqX9VFLsJW1ELZnYtoHyUTo-k6NJTQobuPDJZ7ZUCIfNQ98cUyOGRqa2jx7_2o&__tn__=-R

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!