Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, është takuar me të parin e këtij shteti Ilir Meta.
Selimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me presidentin shqiptar kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet, ashtu si edhe për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon.
“Nder i madh të takoja sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Bashkëbisedim i hapur për zhvillimet e fundit politike në të dy anët e kufirit, duke vlerësuar poashtu se uniteti është çelës për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon. Populli shqiptar ka në qenësinë e tij vlerat euro-atlantike dhe e vetmja rrugë për të përshpejtuar integrimin në BE, aty ku përket natyrshëm, është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe të çdo hallke të sistemit të drejtësisë“.
Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, i pari i drejtësisë është takuar me homologen e tij nga Shqipëria Etilda Gjonaj me të cilën është dakorduar për avancim të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në fushën e drejtësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.