×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi ua shpjegon deputetëve dallimin ndërmjet “Shenzhen” dhe “Shengen”, kanë kuptime të ndryshme

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 23:39

    Ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka përmirësuar deputeten opozitare Mimoza Kusari në seancën ku po flitet për bisedimet Kosovë-Serbi, që do të vazhdojnë nga 27 qershori në Washington.


    Ai ua shpjegoi deputetëve se “shenzhen” dhe “shengen” janë terme krejt të ndryshme dhe se nuk duhet ngatërruar.

    Shenzhenin e kishte përmendur i dërguari i Trump, Richard Grenell, në një intervistë, duke folur për një plan ekonomik për Kosovën.

    “Mendoj që është duke u bërë një gabim në elaborimin e fjalëve të z.Grenell. Nëse i referoheni intervistës së tij ai e përmend zonën ‘shënzen’ e cila i punëosn 40 milionë punëtorë. Është një qendër e madhe inovative e cila është formuar në vitin 1980. Përderisa zona ‘shëngen’ është një komunë në Luksemburg që në 1985 është arritur një marrëveshje për kalimin e lirë të kufirit. Mendoj që është një gabim logjik. Kur i referohet zonës ‘shënzen’ unë gjatë asaj interviste e kam kuptuar që plani është që të bëhet një impuls i madh ekonomik së bashku me SHBA dhe partnerë të tjerë dicka si plani Marshall përderisa minishëngeni i cili është shtrembëruar si fjalë nuk ka të bëjë me atë deklaratë”, ka thënë ministri Selimi.

    Selimi ka thënë se kryeministri dhe Qeveria janë zotuar se nuk do të hyjnë në bisedime të tilla.

    “Edhe kryeministri Hoti, edhe ne, jemi zotuar që nuk do të hyjmë në negociata të tilla për mini-shengenin. Shenzhen është zonë ekonomike në Kinë që punëson miliona njerëz. Është diçka si plani Marshall. Shengen është diçka tjetër”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!