Driton Selmanaj, deputet nga LDK-ja duke folur për situatën aktuale politike, ka thënë se nëse shkohet në zgjedhje atëherë shkelet Kushtetuta.
“LDK është tepër përgjegjëse dhe çdo gjë që ndodhë në Kosovë. Nëse udhëheq LDK kryeministri ka me shku me udhëheq dialogun, do të shkojë edhe në Shtëpinë e Bardhë. Ne e kemi Kushtetutën dhe thotë që s’mundet vendi me shku në zgjedhje sa herë t’i teket një partie politike.Nëse shkohet, pikërisht qatëherë jemi t’u e shkel Kushtetutën. Vota popullore ka ndodhë para 6 mujve, për të cilën LDK thotë që ka më i qëndru kauzave të saj. Unë kam kërku elektoratin me ba kryeministre Vjosën e jo Albinin”, ka thënë ai në DPT me Fidanin.
Tutje ai tha se koalicioni me VV-në, nuk funksionoi për dy arsye.
“S’funksionoi koalicioni, për cënim të raportit me SHBA-të dhe me tendenca të Kurtit për absolutizëm.
Kur shkon një marrëveshje, kthehemi te situata, jo te zgjedhjet. S’mundet vendi me shku në zgjedhje pse 25 përqindëshi do.
Ne kemi thanë vija të kuqe kem pas veç me PDK-në. VV e prishi koalicionin, jo ne. Ne duhet me respektu Kushtetutën në plotëni, vendi shkon në zgjedhje kur shumica e partive duan.
Ata që bëjnë koalicione qeverisëse, duhet të bëjnë kujdes me sjellje me partner të tyre. Askush s’don sot me shku me PDK-në e as me ba koalicion me VV-në.
Pse krejt po dojnë me ardhë me LDK-në me qeverisë. Përgjigja është respekti reciprok”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.