×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj denoncon ne polici mesazhet e rrejshme për të, ka disa fjalë edhe per aktivistët e VV-së

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 19:45

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ka denoncuar për shpifje në Policinë e Kosovës publikimin e disa mesazheve në rrjetet sociale.


    Selmanaj tha se mashtruesit do të përballen me organet e drejtësisë.

    Njoftimi i plotë:

    Para pak minutash bëra denocimin në Policinë e Kosovës.

    Dua të shprehë vlerësimet e mia për profesionalizmin e treguar nga ana policisë së Kosovës në identifikimin e personave që kanë gisht në fabrikimin, montimin dhe falsifikimin e kinse komunikimeve të mia me kolegët e LDK-së.

    Shpifësit, mashtruesit, fabrikuesit, linçuesit do të përballen me organet e drejtësisë!
    Ata nuk e meritojnë lirinë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!