×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: E dinim se Kurti do ta prishte marrëveshjen kur të vinte puna te presidenti

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 21:25

    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka akuzuar Albin Kurtin si person që nuk pranon mendimin ndryshe.


    Selmanaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK nuk e dëshiroi prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen por se një gjë e tillë ishte domosdoshmëri për Kosovën.

    Ai thotë se edhe LDK ishte për reciprocitet por kërkesat e SHBA-së gjatë procesit ndryshuan rrjedhën, përcjell Telegrafi.

    “SHBA e thanë çartë se taksa duhet të hiqet, ndërsa reciprociteti nuk duhet të vendoset. Ne nuk kemi pasur rrugë tjetër”.

    Deputeti i LDK-së duke folur për përplasjet që rrëzuan koalicionin thotë se mendimi i Veliut ishte personal dhe nuk kishte të bënte me shkaktim paniku.

    “Qeveria nuk ka të bëjë asgjë me gjendjen e jashtëzakonshme. Gjendjen e jashtëzakonshme e shpall vetëm Kuvendi i Kosovës”.

    Selmanaj thotë se Albin Kurti nuk është i gatshëm për demokraci parlamentare.

    “Kurti nuk mund të punojë të tjerët, nuk mund të pajtohet me të tjerët dhe nuk mund të dëgjojë mendimin ndryshe. Tash kur po i del në rrugë dikush tjetër atë po e rrok një paranojë e pakuptimtë”, tha ndër të tjera Driton Selmanaj.

    Ai ndër të tjera ka thënë se LDK-ja e ka ditur që Vetëvendosja do ta prishte marrëveshjen e koalicionit, kur do të vinte koha e votimit te presidentit.

    “Ne si LDK e kemi pritur që Vetëvendosje do ta prishte marrëveshjen e koalicionit, jo tash, por në kohën kur do të vinte koha e votimit te presidentit. E kemi ditur se Vetëvendosje do ta prishte marrëveshje me neve. Ne mendojmë që ata e kanë prishur marrëveshjen me neve”, ka thënë Selmanaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!