×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca e jashtëzakonshme për KEK-un

    Selmanaj: Hetimet të zgjerohen edhe te Rizvanolli, Mihali e Kurti

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 13:29

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka bërë thirrje që hetimet lidhur me “skandalet në KEK”, të zgjerohen përtej ish-kryeshefit të shkarkuar, Nagip Krasniqit.

    Gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, Selmanaj tha se duhet të ketë hetim tek niveli politik i përgjegjësisë, duke filluar nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Koordinatorja e Komiteteve në VV, Dejona Mihali dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    “LDK është e bindur që përtej Nagip Krasniqit duhet zgjeruar hetimet. Hetimet duhet të shkojnë përtej, duhet pa edhe niveli politik i përgjegjësisë, ministrja Rizvanolli, Dejona Mihali deri tek Albin Kurti. Ne e kemi pa në komunikime që ky person, Dejona Mihali del të jetë personi më i fuqishëm në Kosovë pas kryeministrit”, ka thënë Selmanaj.

    Ndërkaq, sa i përket kontratave njëburimore në KEK, Selmanaj tha se konkratë sekrete kanë bërë edhe për blerjen e kartolinave për Vitin e Ri.

    “Nga viti 2021-2024, i kemi 131 kontrata sekrete në vlerë monetare mbi 105 milionë euro. I kemi edhe gjashtë aneks-kontrata sekrete. Natyra e kontratave, pjesa më e madhe e tyre është për sigurim të objekteve. Në shumicën e kontratave tjera është përzgjedhja e kompanive për më i bartë me autobus punëtorët e KEK. Sigurimi shëndetësor për punëtorët e KEK e kanë bërë me kontratë sekrete. Edhe për pastrim të objekteve. Për të shkuar kulmi krejt, kontratë sekrete bëjnë edhe për blerjen e kartolinave për Vitin e Ri. Dmth abuzim marramendës, abuzim skandaloz, abuzim të pakuptimtë”, ka thënë tutje Selmanaj.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!