×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: Kam info që mijëra njerëz paguhen nga VV-ja për shpërndarjen e lajmeve të rreme

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 21:45

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, thotë se është njeriu më i atakuar nga Lëvizja Vetëvendosje.


    Selmanaj thotë se ata janë të organizuar dhe në momentin që publikohet ndonjë lajm i rremë për të, shpërndarja e atij lajmi brenda 5 minutave arrin deri në 700.

    “Në Lëvizjen Vetëvendosje unë e shof kur ndodh ndonjë lajm i rremë për mu, unë jam njeriu më i atakuar prej tyre, i ki deri në 700 share brenda 5 minutave. Kam info që ka mijëra njerëz që paguhen nga VV-ja për këtë punë”, thotë Selmanaj,.

    Ai thotë se aktualisht propaganda e linçimi janë duke e prodhuar këtë rezultat për Lëvizjen Vetëvendosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!