Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se nuk ka ekip profesional, përvojë dhe nuk di të krijojë e të implementojë strategji, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Selmanaj ka thënë se Kurti e ka rrethuar veten me njerëz jokompetentë dhe të padijshëm, teksa ka shtuar se me gjasë edhe vetë ai është i tillë.
“Për të dhënë rezultate duhet kombinimi i këtyre 4 faktorëve: Ekip, përvojë, strategji dhe fonde.
Për fat të keq të Kosovës, tri të parat nuk i ka kjo qeveri sepse Kryeministri Kurti e ka rrethuar veten me njerëz jo kompetent dhe të padijshëm. Kur njeriu e rrethon vetën me njerëz të tillë, me shumë gjasë edhe vet është i tillë.
Shumica e ministrave të këtij kabineti, vijnë pas dështimit të madh 8 vjeçar në menagjimin e Komunës së Prishtinës.
Kjo padituni ka pasoja të mëdha dhe do t’i kushtoj shumë Kosovës!”, shkroi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.