×
  • Lajme
  • Lajme / Deputeti i LDK

    Selmanaj: Kurti është politikani që gjithë angazhimin e ka mbi baza mashtrimi dhe propaganda

    Reporteri
    29 Tetor 2024 | 22:24
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj e ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë për rritjen e pagave për sektorin publikë.

    Selmanaj tha se kjo rritje konsiderohet si e vogël, madje ai shtoi se me këtë veprim Qeveria ka bërë shkelje të Kushtetutës.

    ”Kurit thotë që edhe kur është rregullu ligji për herë të parë, ka pas kategori të caktuar të rritjeve, por ka pasur edhe zvogëlim të pagave, Kurti dinë me lojë fjalësh demagogjinë e perfeksionuar që e ka që të shes gjërat të pa qena e të pa vërteta t’i drejtohet popullit”, tha Selmanaj në RTV21.

    Ai tutje ka shtuar se ” Kurti është njëri prej politikanëve që nuk e di që e njeh historia e shqiptarëve gjithë angazhimin e vetë e ka mbi baza mashtrimi mashtrimi dhe propaganda”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!