×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: Kushtet e Kurtit për takim me Vuçiqin ishin për konsum të brendshëm

    Reporteri
    27 Qershor 2024 | 14:25

    Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kushtet e kryeministrit Albin Kurti, të paraqitura në takimin e djeshëm në Bruksel, kanë qenë vetëm për konsum të brendshëm, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një konferencë për media, Selmanaj tha se ato kushte do të mund të paraqiteshin edhe nga Kosova dhe Kurti të mos shpenzonte për biletë udhëtimi e shpenzime tjera.

    “Ato kushte kanë mundur të paraqiten nga Kosova dhe të mos harxhonte biletë e të tjera shpenzime nga taksat tona. Krejt këto ishin për konsum të brendshëm”, është shprehur Selmanaj.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk u takuan pasditen e 26 qershorit në Bruksel, ashtu siç u paralajmërua nga Bashkimi Evropian qysh javën e kaluar.

    Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili do ta ndërmjetësonte takimin e përbashkët, tha se Kurti nxori disa kushte, të cilat Vuçiq nuk i pranoi.

    Pritjet ishin që palët të diskutonin për Marrëveshjen Bazë, që parasheh rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

    Ajo u arrit në shkurt të vitit të kaluar, por nuk gjeti zbatim në terren.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!