×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën, incizimet e Abazit të publikohen sa më parë

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 17:56
    Deputeti i LDK'së, Driton Selmanaj

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas deklarimeve të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili të enjten tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

    Në një postim në Facebook, Selmanaj ka kërkuar që të publikohen këto incizime, ndërsa ka bërë thirrje që të mos “vriten” provat e as e vërteta.

    “Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën! Duam transparencë. Duam hetim të pavarur. Fshehja nuk kalon. Mashtrimi assesi. Kërkojmë që sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit të pushtetit, që i përmendi sot në konferencë për shtyp”, ka shkruar ai.

    Tutje, deputeti i LDK-së ka thënë se incizimi i pretenduar i Abazit duhet të hetohet në mënyrë urgjente.

    “Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme. Populli i Kosovës duhet ta di të vërtetën! Kujtojmë se vjedhja e provave të rastit Dehari ka ndodhur në kohën kur VV është në Qeveri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!