×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Selmanaj nuk tërhiqet, ndërpritet për herë të tretë seanca e Kuvendit

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 14:58

    Është ndërprerë për herë të tretë seanca e Kuvendit të Kosovës, kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar largimin e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj nga salla.


    Edhe pas pauzës, LVV-ja ka vazhduar me britma duke kërkuar largimin e Driton Selmanajt nga seanca.

    Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga deputët që të mbajnë qetësi, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, gjë që ka çuar në ndërprerjen e seancës.

    “Më vjen keq po nuk mund të vazhdojmë në këto rrethana, duke qenë se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të mbajtur mbledhjen e kryesisë bisedojmë në mbledhjen e ardhshme të kryesisë”, ka thënë Nagavci.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!