×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: Për keqardhje, opozita nga frika se po votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk merr pjesë fare në votim

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 13:45
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

    Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka reaguar pas dështimit të votimit për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është për keqardhje fakti që deputetët për të dytën herë nuk e votojnë këtë Projektligj, i cili do t’ua mundësonte qytetarëve të kenë qasje në 200 milionë euro nga kursimet e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka akuzuar opozitën, të cilët sipas tij, nga frika se ky projektligj mund të kalojë nga deputetët e partive në pushtet, bllokuan aprovimin e tij duke mos marrë pjesë fare në votim.

    Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike sërish është bartur për në një seancë të re pasi të enjten vetëm 41 deputetë morën pjesë në votimin në parim për projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

    Ky projektligj kishte dështuar të votohej edhe në seancën e fundit të sesionit pranveror.

    Ndër pikat kryesore të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike ishte edhe mundësia e tërheqjes së 10 për qind të vlerës së Trustit pensional.

    Ky është postimi i plotë i Selmanajt:

    Për keqardhje…

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë nuk e votojnë P/ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili do u mundësonte qytetarëve qasje në 200 milion euro nga kursimet e tyre.

    Madje deputetët opozitar nga frika që ky p/ligj do mund të kaloj nga deputetët nga radhët e pushtetit, ata për ta bllokuar aprovimin e tij, vendosin që të mos marrin pjesë fare në votim.

    Vërtet shtrohet pyetja kë përfaqësojnë këta deputetë?

    A kanë ndjesinë për nevojat e qytetarëve?

    A kanë idenë se në çfarë rrethanash na ka sjellë situata me Covid 19?

    Vërtetë keq, keq, keq…..

    https://www.facebook.com/driton.a.selmanaj/posts/818457522025685?__cft__[0]=AZXaGodjtL0diCmmdxBaomnMLf223ZY708Pe1RlrH16CKNugKMb1Gq8v0RXzWwx_H4fi8DmBp-crHGKizMJsA9B16z7gkAw73vROi87tW6sglnjLysb7S2kPmNKh8rORX-9CAfpyQGHplDFJhx8yywfr4SbMNlNfkGUfA9MdCLTe8IbgMq4toMexghSEANvMjRU&__tn__=%2CO%2CP-R

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!