×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj për qeverisjen e VV-së: Për 50 ditë iu bë më shumë dëm Kosovës sesa për 20 vjet

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 21:12

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se ai është më se i lumtur për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe prishjen e koalicionit VV-LDK.


    “Unë jam më se i lumtur që kjo qeveri nuk zgjati më shumë, kam përshtypjen që për këto 50 ditë sa ishim në qeverisje i bëmë dëm Kosovës më shumë se do t’i bënim për 20 vjet”, tha Selmanaj në Debat Plus.

    Selmanaj gjithashtu tha se Vetëvendosje kishte për qëllim që si parti e parë të ketë nën kontrollë partinë e dytë. Sipas Selmanaj kështu nuk funksionon LDK-ja dhe nuk është partneriteti i duhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!