×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj për Vjosa Osmanin: Karriera politike s’bëhet duke kundërshtuar partinë, ose dil nga aty

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 19:08

    Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka qenë kritik me veprimet politike të koleges së tij Vjosa Osmani, lidhur me vendimet që ajo i ka marrë në kundërshtim me vendimet e partisë.


    Selmanaj në një intervistë për portalin ‘Sakte.net’, kur është pyetur për votën kundër qeverisë Mustafa të vitit 2014 të Vjosa Osmanit, ka thënë se, mendimi ndryshe në parti është vlerë, por vendimi ndëryshe sipas tij është anti-vlerë.

    “Bindjen time e kam se mendimi ndryshe brenda një subjekti politk, është vlerë, vendimi ndryshe nuk është vlerë. Madje në situata të caktuara mund të shndërrohet edhe në antivlerë e cila e dëmton partinë. Ky ka qenë vendim i zonjës Osmani, por unë nuk mendoj që karrierën tënde politike duhet ta bësh duke e kundërshtuar partinë. Nëse ka çështje të mëdha që nuk pajtohesh me partinë, atëherë duhet të diferencohesh në totalin e saj, e jo të jesh brenda saj, po flas për vendime ndryshe e jo për mendime”, ka thënë Selmanaj.

    Ai me këtë rast ka folur edhe për formën se si vetë vepron, duke thënë se edhe në rastet kur nuk pajtohet me një vendim të partisë, nëse ai është marrë me shumicë votash, atëherë si deputet i asaj partie, e respekton atë dhe rreshtohet krahë tij.

    “Unë shpesh brenda strukturave të LDK’së shprehë mendim ndryshe, por në momentin që organet e partisë me shumicë votash marrin një vendim, ti si deputet duhet të rreshtohesh në anën e atij vendimi”, ka thënë Selmanaj. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!