Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se shpreson që deklarata e kryeministrit, Albin Kurti, të jetë një analizë e dobët e ngjarjeve që kanë ndodhur.
Kurti i është përgjigjur deklaratave të fundit të djalit të presidentit amerikan, Donald Trump, për kthim të trupave amerikane që ndodhen në Kosovë, duke thënë se trupat nuk do të largohen për shkak të taksës, por për shkak se Trump ka dëshirë që të kthejë të gjitha trupat që i ka jashtë vendit.
“Uroj që të mos jetë reagim i qëllimshëm kjo që po thotë Kurti. Shpresoj të jetë analizë e hershme dhe e dobët e ngjarjeve”, ka thënë Selmanaj.
Tutje ai ka thënë se dallimet mes LDK’së dhe VV’së për raportet me SHBA’në janë të thella.
“Për raportet me SHBA’në kemi diversitet të thellë me VV’në”, thotë ai.
Ndërkohë ai ka kritikuar qasjen e VV’së ndaj SHBA’së duke thënë që nuk e kupton pse VV’ja ka zgjedhur të dërgojë letra tek zyrtarët amerikanë e jo të udhëtojë vetë e të bisedojë me përfaqësuesit e SHBA’së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.