×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj reagon për skandalin 2 milionësh, thotë se nuk dorëzohen para krimit dhe korrupsionit

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 20:05

    Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, është deklaruar për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.


    Selmanaj ka thënë se kushdo që e bën fajtore qeverinë për krimet e kryera nga ndonjë nëpunës nëpër institucione, nuk ka njohuri themelore për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore, shkruan Reporteri.

    Sipas Selmanajt, kushdo që kërkon dorëheqjen e Ministres Hykmete Bajrami, bën thirrje për dorëzim para krimit të organizuar, mashtruesve dhe keqpërdoruesve të parasë dhe pasurisë publike.

    “Kushdo që e bën fajtore qeverin për krimet e kryera nga ndonjë nëpunës nëpër institucione, nuk ka njohuri themelore për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

    Kushdo që kërkon dorëheqjen e Ministres Hykmete Bajrami, bën thirrje për dorëzim para krimit të organizuar, mashtruesve dhe keqpërdoruesve të parasë dhe pasurisë publike.

    Qeveria Hoti është tepër e vendosur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
    Beteja e tillë nuk është e lehtë, por kërkon mobilizim dhe bashkëpunim të madh ndër-institucional.
    Mbështetja shoqërore e kësaj beteje, garanton çlirim më të shpejt dhe fuqizim të shtetit të së drejtës”, ka shkruar Selmanaj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!